OEMVP vazhdon me ciklin e takimeve të përbashkëta në mes OJQ-ve dhe sektorin e biznesit në Dibër

OEMVP vazhdon me ciklin e takimeve të përbashkëta në mes OJQ-ve dhe sektorin e biznesit në Dibër

SPOZORI GJENERAL

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri –Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz sot i takoi anëtarët e saj dhe përfaqësuesit e OJQ-ve nga Dibra.

Në këtë takim përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe të OJQ-ve patën mundësi që të njihen  më shumë me njëri  tjetrin dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit reciprok për interesat   shoqërore.

Në mbarëvajtjen e jetës shoqërore komuniteti i biznesit luan një rol shumë të rëndësishmë sepse ata pothuajse të gjithë ndajnë mjete për shoqërinë në tërësi  si pjesë të përgjegjësisë shoqërore korporative por të njejtat bëhen në mënyrë joinstitucionale prandaj në këtë takim u prezantuan mënyrat institucionale si dhe lehtësimet tatimore që ata i përftiojnë në rast se mënyra e donacioneve bëhet përmes kanaleve institucionale.

Nga diskutimi i sotëm shihej qartë se kompanitë donojnë vazhdimisht mjete sektorit civil vite me radhë dhe e mbajnë gjallë të njejtin. Anëtarët e OEMVP-së u shprehën më se mirënjohës ndaj Odës për këtë hap të këtillë i cili do Ju mundësojë që të njejtat të ngrisin vetëdijen  që ti shfrytëzojën beneficionet shtetërore me rastin e donacioneve të ndryshme.

Anëtari i OEMVP-së Ibrahim Kollari pronarë  i kompanisë Korab Ready Mix i cili një kohë të gjatë mbi 15 vite jeton në SHBA shprehi mirënjohjet më të sinqerta edhe krenarinë e të qenurit anëtarë i  Odës si promotorë në zhvillimin e barabartë rajonal si dhe edukimin e kompanive mbi përgjegjësinë shoqërore korporative që ndërlidhet ngusht me projektin në fjalë.

Njëashtu  nga OJQ-të u kërkua që të prezantojnë projekte mirë të definuara para bizneseve dhe të kenë transparencë financiare që afaristët ta kenë më të lehtë donimin e mjeteve për aktivitete shoqërore, ku u prezantua edhe Ligji për donacione dhe sponzorim nëpërmejtë të cilit bashkëpunimi bëhet në mënyrë institucionale, dhe e gjithë kjo, do të ishte një pikënisje e mirë për një iniciativ të  përbashkëta.

Gjatë këtijë takimi dhe takimeve të njeta që u realzuan në qytete e ndryshme vërehej mungesa e komunikimit të ndërsjelltë në mes të dyja palëve, por pas këtyre takimeve besojmë se do të ketë përmirësime në komunikimin në mes dy palëve.

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

OEMVP nuk do ndalet këtu, ajo do vazhdon me misionin e saj edhe në qytet tjera ku janë anëtarët e saj.

1333333 image-0-02-01-803d415f2da08e333daa0e9666c0df6851f244b5a735b53e9f74b9a314cafa38-V12121333

 

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA