AKADEMIKA
AKADEMIKA
OEMVP në takim me OJQ-të dhe sektorin e biznesit në Kërçovë

OEMVP në takim me OJQ-të dhe sektorin e biznesit në Kërçovë

SPOZORI GJENERAL

19 Korrik 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri –Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz sot takoi sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Kërçova.

OEMVP-ja nëpërmjet këtij takimi krijoi një rrjet bashkëpunimi në mes OJQ-ve dhe sektorit të biznesit, me qëllim që sektori i biznesit të financojë OJQ-të në realizimin e projektve të ndryshme. Gjatë këtij takimi gjithashtu iu dha mundësia si përfaqësuesve të sektorëve të biznesit dhe përfaqësuesve të OJQ-ve, të diskutojnë rreth mundësive të financimit nga fonde tjera të ndryshme, duke u munduar që në maksimum të mbështesin OJQ –të në ralizimin e aktiviteteve.

OJQ-të lokale nga ky rajon krahas ndihmës financiare që marrin nga komuna, ndihmën nga ana e bizneseve e shohin në nje nivel të pamjaftueshëm, dhe shprehën nevojën për edukimin e sektorit të biznesit mbi ligjin për donacion dhe sponzorim në mënyrë që të bëhet një ngritje e kapaciteteve të tyre. E gjitha kjo, do të ishte një pikënisje e mirë për inicijativa të përbashkëta, gjë të cilën të dy palët e konsiderojnë si mungesë.

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i përgjithshem i këtij takimi ishte që OJQ – të të mund të realizoj aktivitete e tyre duke  arritur  pavarsin financiare nga qëndrueshmeria e sektorit civil.

 

Takimi i rradhës është në qytetin e Dibrës më datë 21 Korrik 2016 (E enjte) me fillim në ora 13:00 në restorantin Kolonja.

image-0-02-01-2b448e07d88db2edc1395c160700ef0836b9ff2e0455509201fef666d1969729-V image-0-02-01-07cc793ba94eddce27ba2e8839831b60b30bdf52c207297924c5cf429082137a-V image-0-02-01-1878a6c16b44826a8b7fb8f108a876940f6fc403ddee16bb576a501e8364a11b-V image-0-02-01-0737086583548bb55119c380cbc5c7696ed7f44b098b0d684177d7542ad4b05d-V image-0-02-01-c995df156fbd1b982afb615efb2e74bd570c004e9eb0568453749d31df1b7ade-V

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA