Takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Gostivari
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni ALBIZ, më datë 26 Korrik 2016 (E martë), në orën 11:00 do të realizojnë takim me sektorin e biznesit dhe OJQ lokale nga Gostivari në ambientet e restorant Ignatia, në Gostivar.
Qëllimi kryesorë i takimeve është që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit, të cilat në fund do të rezultojnë me aftësi më të madhe të OJQ-ve për të gjeneruar të ardhura nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera të ndryshme.
Takimi realizohen në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, implementuar në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.