Shkup, 25 Janar 2022
Në hapësirat e OEMVP-së Kryetari z. Nebi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni mirëpritën përfaqësuesit e Odës Artizanale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë për bashkëpunim në drejtim të tejkalimit të problemeve të cilat janë të përbashkëta për të dyja palët sikur tarifat e shtrenjta të rrymës, paga minimale dhe shumë pika tjera të rëndësishme.
Po ashtu u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes dy odave me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit mes palëve.
OEMVP nuk përjashton bashkëpunime me askënd derisa nga bashkëpunimi synohet përmirësimi i klimës së biznesit si dhe zhvillimit socio-ekonomik.







