Në Tetovë u mbajt prezantimi i produkteve të Dragashit të Kosovës

Kryetari_dhe_drejtori_945482260

Eventi u mbajt në Restorantin “Tivoli”, në Tetovë, me fillim nga ora 11:00.

Ky aktivitet po zbatohet në kuadër të Projektit “Mbështetje Komunës së Dragashit, në Zbatimin e Planit Zhvillimor”, mundësuar nga Programi i UNDP-së në Kosovë dhe financuar nga Ambasada Finlandeze në Kosovë.

“Duke iu falënderuar eventeve dhe iniciativave të këtilla, gjithmonë e më tepër po rritet numri i personave të interesuar për prodhime të tilla eko. Kemi parasysh se me Dragashin, i cili gjendet nga ana tjetër e Sharrit kemi shumë ngjashmëri – prandaj dhe ne duhet t’i japim sa më shumë rëndësi prodhimit të këtij lloji të produkteve”, tha mes tjerash Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi në fjalimin përshëndetës të tij.

Gjatë eventit, qytetarët e Tetovës patën mundësi të njoftohen dhe të bashkëbisedojnë me prodhuesit nga Komuna e Dragashit, si dhe të mësojnë për traditën, ushqimet dhe kulturën e tyre. U prezantuan produkte të bletarisë, tekstilit dhe artizanateve si dhe produkte dhe përpunime të frutave të malit.

OEMVP posaçërisht falënderon përfaqësuesit e mediave TV KOHA, TV ART dhe MENADA për ndjekjen e eventit. Deklaratat e Kryetarit të OEMVP-së mund të ndjeken në këto media.

Comments are closed.