Mbrojtja e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar

cbclogo

Ideja kryesore e projektit është që të ngritet vetëdija e kompanive të rajonit për mbrojtje industriale si një mundësi për ti rezistuar konkurrencës së pamëshirshme globale. Aktiviteti ka dy qëllime: së pari për të rritur vetëdijen e kompanive mbi nevojën për mbrojtje industriale në punën e tyre afatgjate dhe së dyti mbrojtjen e produktit me Çertifikim të markës me emrin gjeografik të zonës që e karakterizon një produkt me cilësi dhe karakteristika përkatëse me zonën gjeografike. Këto dy qëllime janë të lidhura ngushtë me qëllimin e përgjithshëm dhe atë specifik të Programit mbi zhvillimin ekonomik të zonës ndërkufitare përmes promovimit dhe brendimit të shërbimeve dhe produkteve rajonale. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Zyrën shtetërore për Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe me Drejtorinë e përgjithshme të patentimit dhe markave të Republikës së Shqipërisë janë përgjegjëse për implementimin e projektit “ Mbrojta e markës së produkteve nga bashkëpunimi ndërkufitar”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti do të implementohet në Maqedoni dhe Shqipëri.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është kontributi për ngritjen e konkurencës së bizneseve ndërkufitare nëpërmjet promovimit dhe mbrojtjes së markave dhe patentave në Maqedoni dhe Shqipëri. Synimi I këtij projekti është rritja e vetëdijes në mesin e aktorëve të ndryshëm si (bizneset, doganat, studentët, banorët) në çështje të mbrojtjes së markave dhe patentave si dhe përfitimet që mund të dalin nga ato. Qëllimi specifik i këtij projekti është mbrojtja e markave lokale dhe patentave të bizneseve në zonën ndërkufitare. Treguesit për arritjen e këtij qëllimi janë: mbështetja e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin e Polog dhe në Jugperëndim të Maqedonisë ndërsa nga pjesa e Shqipëris rajonin Korçë dhe Dibër. Grupet qëllimore të projektit do të jenë:

  • Sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme si dhe kompanitë e mëdha të zonës ndërkufitare
  • Institucionet qeveritare, inspektime të ndryshme që janë të lidhura me pronësinë industriale, gjykatat, doganat prej dy anëve të zonës ndërkufitare
  • Autoritetet lokale që duhet dhënë mbështetje markës gjeografike e produkteve nga rajoni
  • Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët univerzitar – krijim i kulturës të respektit të pronësisë industriale dhe promovimin e produkteve me prejardhje gjeografike.

Rezultatet e pritura nga implementimit i këtij projekti janë:

  1. Themelim i një platforme për mbrojtje të markës dhe patentës në zonën ndërkufitare.
  2. Njoftimi i opinionit për markën tregtare dhe rregullativat e patentimit në zonën ndërkufitare.
  3. Promovimi i mbrojtjes së markës dhe patentës në zonën ndërkufitare.

Aktivitetet që janë të planifikuara të ndërmirren në kuadër të këtij projekt janë:

  1. Takim i parë në mes Odës Ekonomike dhe autoriteteve në mbrojtje të markës tregtare;
  2. Hapja e info point zyrës brenda Odave ekonomike në zonën ndërkufitare;
  3. Organizimi i info sesioneve për bizneset për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës;
  4. Analizë e brendeve dhe markave tregtare ekzistuese në zonën ndërkufitare;
  5. Trajnim për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës për bizneset në zonën ndërkufitare;
  6. Përgatitja e broshurës për mbrojtje të markës tregtare dhe brendeve për bizneset ndërkufitare;
  7. Nisja e një fushate mediale për promovim të mbrojtjes së markës tregtare dhe patentës në zonën ndërkufitare;
  8. Organizimi i konferencës për mbrojtje të markës tregtare dhe patentës;
  9. Dizajnim i web portalit interaktiv për informim të bizneseve mbi mbrojtjen e markës tregtare dhe patentës;

Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj.

Ky publikim është përgaditur me ndihmën e Unionit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e OEMVP dhe Zyrës shtetërore për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk reflekton opinionin e Unionit Evropian.

Për më tepër vizitoni web faqen: http://cbcprotectmark.org/

Comments are closed.