Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në Tetovë priti përfaqësues nga Ambasada e ShBA-ve , Qendrës për komunikim me qytetarë dhe ekspertin e antikorrupcionit nga ShBA-të z. Stuart Gilman.
Të pranishëm në takim ishin Kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës z. Ibrahim Islami dhe Ramadan Vejseli dhe anëtari i Këshillit Drejtues z.Kasam Zendeli pranë OEMVP-së, Dr. Stuard Gilman ekperti për antikorupcion, znja. Kejtlin Turk, këshilltare për kulturë dhe arsim pranë Amabasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, z. Jeton Krasniqi dhe znja. Sabina Fakiç, Koordinatorë të Programit pranë Qendrës për komunikim me qytetarë.
Temë e takimit të sotëm ishte lufta kundër korrupcionit në përgjithësi dhe me theks të veçantë u diskutua për: rolin e odave ekonomike në luftën kundër korrupcionit, transparenca e shpenzimeve qeveritare si dhe pjesëmarrja e bizneseve në hartimin e ligjeve dhe rregullativave.
Gjatë takmimit z.Gilman i cili ka një përvojë ndërkombëtare në luftën kundër korrupcionit në Kombet e Bashkuara, Bankën Botërore, Korporatat Transnacionale etj, theksoi se Odat Ekonomike janë një mjet shumë i mirë për ta luftuar korrupcionin dhe poashtu veçoi se Kodeksi i Etikës luan një rol jashtëzakonisht të madh në detektimin e problemeve të korrupcionit që hasim në përditshmërinë tonë.
Kryetari i OEMVP-së theksoi se problemi më i madh që ka shkaktuar korrupcioni është se na ka bërë të mendojmë se nuk mundemi pa të.
Njëherit anëtarët e OEMVP-së patën rastin ti dëgjojnë përvojat e një eksperti ndërkombëtar në luftën kundër korrupcionit dhe anasjelltas z.Gilman u njoftua për së afërmi me problemet reale që ndeshet komuniteti i biznesit në Maqedoni.
Të dy palët u ndanë të kënaqur nga niveli i bashkëbisedimit dhe e konsideruan të frytshëm realizimin e këtij takimi.




