Kryetari i OEMVP-së priti ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kanada z.Toni Dimovski

download_310068961 (1)Në takim u theks i veçantë u vu në këmbimin tregtar mes dy vendeve, masat të cilat duhen ndërmerren për përmirësimin e gjendjes, ngase ka një potencial të jashtëzakonshëm, mirëpo të pa shfrytëzuar.

Statistikat flasin se Maqedonia me Kanadanë kanë këmbim tregtar të ulët, pjesën më të mëdha të së cilit përfshin eksporti i duhanit në Kanada.

Kryetari Menderes Kuçi,  propozoi që çështjet parësore të cilat duhet të  kenë vëmendje të veçantë nga  ambasadori i ri i emëruar, gjegjësisht z.Dimovski është nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale ekonomike mes dy shteteve, zvogëlimi i barierave ekonomike për eksport, prezentimi i vendit tonë si destinacion i volitshëm për investime etj. Ai poashtu u shpreh se raportet e mira me Kanadanë nënkuptojnë raporte të mira me NATO-n, të cilat do të ndihmojnë që Maqedonia sa më shpejtë të inkuadrohet në Aleancën Veriatlantike dhe si rezultat i së cilës duhet të kemi thithje më të mëdha të investimeve.

Dimovski shprehu gadishmëri për të dhënë kontributin e tij për përmirësimin e këmbimit tregtar mes dy shteteve duke intensifikuar forumet e përbashkëta, ku do mund të takohen kompanitë vendore ,me ato kanadeze. Ai u zotua se do të prezantojë Maqedoninë në formën e saj më të mirë, duke përcjellur dhe klimën e volitshme për të investuar në Maqedoni.

Nga ana tjetër, Kryetari Kuçi, theksoi se përcjellës më të mirë të klimës së volitshme për biznes janë vet bizneset, andaj sipas tij pjesë e çdo delegacioni që prezanton Maqedoninë jashtë, duhet të jenë pikërisht komuniteti i biznesit.

Ai, uroi z.Dimovski për mandatin e sapo fituar dhe i dëshiroi punë të mbarë në qëndrimin diplomatik në Kanada.  

Comments are closed.