Mbledhja e parë e Këshillit Drejtues

08 Shkurt 2018 –  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot mbajti mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues ku u diskutua plani vjetor për vitin 2018 i cili përqëndrohet në aktivitetet që janë në pajtueshmëri me përcaktimet strategjike të Odës për vitet 2016-2019. Në strukturë plani vjetor ngel i njëjtë ndërsa në aspekt përmbajtësor ka pësuar disa ndryshime të aktiviteteve varësisht nga progresi i arritur në vitin 2017 dhe i njëjti është miratuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues sot.

Plani vjetor përmban fushat kryesore dhe prioritetet strategjike ku do fokusohet puna e OEMVP-së gjatë vitit 2018. Oda do të punojë që gjatë vitit 2018 të ketë progres edhe më të madh se vitin e kaluar, në pesë pikat strategjike nëpërmjet prioriteteve të identifikuara për secilin qëllim strategjik dhe masat specifike për realizimin e tyre. Nga ky vit Oda ka bërë azhurimin e portfolios së shërbimeve që do t’ju ofrojë anëtarëve dhe vazhdon me shtimin e shërbimeve të reja për të qenë në funksion të plotë të biznesit.

Këshilli Drejtues miratoi edhe rregulloret me të cilat u përcaktua mënyra e funksionimit të Klubit të prodhuesve industrial dhe organizimi i brendshëm i Grupacioneve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan problemet që anëtarët hasin gjatë punës me Drejtorinë e të ardhurave publike, problemet aktuale gjatë procedurës së kthimit të TVSH-së, kontrolleve në terren, lëndët të cilat janë në procedurë e tjera.