Mbahet mbledhja e III-të e Këshillit Mbikëqyrës

Më datë 30 shtator 2024, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit Mbikëqyrës, e udhëhequr nga kryetari i saj, z. Fatmir Etemi.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit u informuan për punën e vazhdueshme të Odës, përfshirë raportet gjashtëmujore, statusin e anëtarësisë dhe çështje të tjera operative që janë në kompetencën e Këshillit. Mbledhja ofroi një pasqyrë të plotë mbi aktivitetet e Odës, duke siguruar që Këshilli të jetë i përditësuar dhe i informuar mbi punën e Odës.

OEMVP vazhdon të realizojë iniciativat e saj në përputhje të plotë me Statutin dhe planin vjetor andaj edhe kjo mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Odës ndaj transparencës dhe përgjegjshmërisë brenda strukturave të saj udhëheqëse.