Kompanitë anëtarë të OEMVP-së me investime në çdo kohë

EKOSHARR, kompani anëtarë e OEMVP-së dhe njëkohësisht edhe një ndër themeluesit e saj, sot nënshkruajti kontratë kofinancimi me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në vlerë prej 1.8 milionë euro nga programi IPARD. Bëhet fjalë për investim në shumë totale prej 3.2 milionë euro, e cila do të bëhet në qumështoren e kompanisë EKOSHARR në Aldanci, komuna e Krushevës.

OEMVP-ja çdoherë stimulon anëtarët që të aplikojnë në thirrjet e ndryshme të cilat ofrojnë ndihma financiare nga shteti nëpërmjet instrumenteve të ndryshme, duke ju mundësuar edhe informata të ndryshme rreth atyre nëpërmjet informatorit DOBIA.