Home / Lajmet / Kompania greke FERRO kërkon bashkëpunim me prodhues nga Maqedonia të ambalazhit nga kartoni

Kompania greke FERRO kërkon bashkëpunim me prodhues nga Maqedonia të ambalazhit nga kartoni

Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, nëpërmjet të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RM-së, pranoi një korrespondencën nga Zyra e Lidhjeve e RM-së në Athinë të Greqisë, me të cilën informojnë se z-nja Eleni Katsikaroni, përfaqësuese nga kompania greke FERRO kishte kontaktuar Zyrën e Lidhjeve për të kërkuar mundësi bashkëpunimi me kompani nga Maqedonia të cilat merren me prodhimin e ambalazhit nga kartoni.

Kompania FERRO është me seli në Athinë dhe merret me prodhimin e bukës, biskotave dhe produkteve tjera nga industria bukëpjekëse. Kjo kompani  është e interesuar për themelim të bashkëpunimit me kompani nga Maqedonia të cilat merren me prodhimin e ambalazhit nga kartoni.

Gjithë kompanitë e interesuara për këtë lloj bashkëpunimi mund t’i drejtohen kontaktit në vijim:

z. Eleni Katsikaroni, Departamenti i Marketingut

FERRO S.A.

Tel. +30 210 6038436/-8

Faksi: 30 210 6039002

E-mail: marketing1@ferro.gr

Web faqja: www.ferro.gr

2