Grupacioni i Grave Afariste në B2B Ndërkombëtar në Prishtinë

21 Mars 2016 – Grupacioni i grave afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore prej sot e deri më 23 Mars do të jetë pjesë e “B2B eventit ndërkombëtar të ndërmarrësisë së grave”, që organizohet nga Prishtina Rea në Prishtinë.

Në kuadër të këtij organizimi, sot u mbajt edhe konferenca mbi Promovimin e Partneritetit Biznesor në mes të Grave Ndërmarrëse dhe Ndërkombëtarizimi i tyre. Në këtë konferencë, fjalim patën Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Afërdita Saraqini nga Oda Ekonomike e Grave të Kosovës dhe Kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë OEMVP-së Gëzime Fejzi, e cila prezantoi punën e këtij grupacioni dhe mundësitë e financimit të sipërmarrësisë së gruas.

Në event marrin pjesë edhe Odat tjera Ekonomike të Grave dhe Rrjetet e Bizneseve nga Turqia, Italia, Franca dhe vendet fqinje. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është bashkimi i grave për bashkëpunim në çështje ekonomike, përmirësimi i pozitës së saj në shoqëri, si dhe vendosja e një rrjetëzimi bashkëpunues në mes të bizneseve lokale të grave në Kosovë me bizneset e grave nga vende të ndryshme ndërkombëtare, shkëmbimi i praktikave më të mira dhe partneriteti në mes të Odave e Asociacioneve të bizneseve të grave, përmes B2B takimeve.

Si rrjedhojë e këtij aktiviteti, pritet rritja e mundësisë për vende të reja pune dhe gjenerim të hyrash, duke krijuar pozicionim më të mirë në treg të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë këtu edhe agrobizneset dhe fermerët.

Kjo iniciativë është ndërmarrë bashkërisht nga Prishtina REA në partneritet me Odën e Tregtisë dhe Industrisë dhe Abigem nga Kocaeli (Turqi), Fabbrica Cultura Association nga Ancona (Italy), Oda e Tregtisë e Industrisë Paris (Francë), Asociacionet e Odat e Bizneseve të grave nga Maqedonia, Sërbia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në fokus janë shkëmbimi i përvojave sektoriale të bizneseve të grave në turizëm, artizane, aksesorë, tekstil e konfeksion, agro-ushqim e përpunim, makineri dhe automotivë, B2B takimet dhe vizitat biznesore në terren në Prishtinë, Gracanicë dhe Mitrovicë.

Comments are closed.