Prej sot Panairi i Mobiljeve 2016

22 Mars 2016 – Prej sot e deri më 27 Mars 2016 në Panairin e Shkupit do të mbahet edicioni i 42-të i panairit ndërkombëtar të mobiljeve “Mobilje 2016”, në të cilin do të prezantohen 180 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe 400 jo të drejtpërdrejtë nga Maqedonia, Italia, Kroacia, Serbia, BeH-ja dhe Kosova.

Sipas organizatorëve, ky panair është një mundësi që të shihet trendi momental botëror i mobiljeve dhe dizajnit, si dhe ajo që është aktuale dhe moderne në tregun evropian të mobiljeve.

Për ekspozuesit, Panairi i Shkupit tradicionalisht organizon konkurs për eksponentë më të mirë të panairit në kategori të ndryshme në klasë të prodhuesve dhe në klasë të tregtarëve. Zgjedhjen e bën komisioni profesional në të cilin janë të përfshirë edhe profesorë nga Fakulteti për Dizajn dhe Teknologji të Mobiljeve, Fakulteti Arkitektonik, si dhe përfaqësues të Asociacionit të Arkitektëve, Ministrisë së Ekonomisë dhe Klasterit të Industrisë së Drurit në Maqedoni.

Në këtë panair, si ekspozues me prodhimet e tyre janë edhe shumë kompani anëtare të OEMVP-së, si Molika, R-Metalika dhe Metaleks nga Tetova, Mobilje Lacka nga Struga e tjera.

Comments are closed.