GGA në takim me kryetaren e Shoqatës së Grave shqiptaro-amerikane në Çikago

06 Korrik 2016 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha dhe  Grupacioni i Grave Afariste pranë OEMVP-së, sot realizuan drekë pune me Lydia Memeti, një grua afariste shqiptare shumë e suksesshme, kryetare e Shoqatës së Grave shqiptaro-amerikane në Çikago, SHBA  e cila më shumë se 40 vite jeton dhe punon atje.

Takimi u realizua me qëllim të shkëmbimit të përvojave në mes grave afariste nga Maqedonia dhe SHBA, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen ato.

Kryetari Nebi Hoxha tha se OEMVP përkrah përpjekjet e grave për të filluar bizneset dhe hapjen e sektoreve private dhe theksoi se sot në Maqedoni kemi disa menaxhere dhe pronare femra të bizneseve të ndryshme shumë të suksesshme, të cilat edhe janë anëtere të Odës.

Gëzime Fejzi, kryetarja e GGA tha se esenca e takimit është që të marrin një model nga afaristet e vendeve tjera të cilat për më shumë vite funksionojnë në kuadër të shoqatës, duke u munduar të institucionalizojnë veprimtaritë e tyre edhe në kuadër të Grupacionit.

Lydia Memeti shfaqi bindjen se edhe në Maqedoni ka shumë gra që punojnë dhe veprojnë, por se veprimtaritë e të njëjtave  mbeten të padukshme dhe se duhet angazhim të menjëhershëm për të bërë edhe hapa konkret në këtë drejtim, duke gjetur forma të bashkëpunimit, realizimin i projekteve konkrete mes grave sipërmarrëse të dy rajoneve.

image-0 02 01 a8d29d1e2b54e13014310368ac6930f9bd45945cf648d3d13a0d4b6576e844f6-V

image-0.02.01.0f8a6e893a64eb135efd6982bdd2701f9f2a30dce9bee877784ed21fad170c44-V

image-0.02.01.8e4c7e31efaf670e84ab53a17270e94df4312ce8eb1a9d8b1ad05f4909c490d2-V

image-0.02.01.db6d631d139901fa674062dd239e491f2f17c4bc9e714df1c7c66a4b8d4818eb-V

Comments are closed.