22 Qershor 2016 – Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në RM, me rastin e vizitës së Ambasadorit Antoine Grassin i cili nga ana e Qeverisë së Francës është i angazhuar për organizimin e WB6 Summit Paris Balcan 2016 që do të mbahet më 04 Korrik 2016 në Paris, sot organizuan konferencë me qëllim të paraqitjes në këtë Samit.
Gjatë kësaj konference u hap edhe diskutimi rreth temës “Përforcimi i bashkëpunimit regjional në fushën e transportit dhe sektorit energjetik, projekte infrastrukturore dhe masat”, në të cilin morri pjesë edhe kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha.
Konferencën e hapi me fjalim përshëndetës ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovski dhe ambasadorja e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë Lorens Oer.
Samiti në Paris është vazhdim i procesit të bashkëpunimit fqinjësor të mirë i cili nisi me Konferencën në Berlin dhe Vienë të dedikuar të rinjve, ndërlidhjes infrastrukturore dhe sektorit energjetik.



