Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

kurban-bajram-300x163Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  të gjithë anëtarëve të saj dhe të gjithë qytetarëve të besimit Islam ua uron Festën e Kurban Bajramit.

Në këtë Festë madhështore dhe të lavdëruar tek Krijuesi ynë, lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte në mesin e të gjithë qytetarëve tanë. Urojmë që mëshira e Krijuesit tonë të na përcjellë në çdo hap të jetës sonë profesionale dhe private.

Duke falënderuar bashkëpunëtorët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, urojmë që Kurban Bajrami të na bashkojë drejt realizimit të sukseseve të përbashkëta edhe në të ardhmen.

Urime!

OEMVP