Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me Ministrin e Ekonomisë z.Kreshnik Bektesh-in si dhe përfaqësues nga po e njejta ministri. Këto takime janë shëndrruar në traditë, me të vetmin qëllim që të rritet bashkëpunimi mes Institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit. Në takim në fjalë u diskutuan pika të Platformës Ekonomike për zhvillim të Maqedonisë së Veriut të përgaditur nga Oda dhe çka do mundet të realizohet me qëllim që t’i ndihmohet sektorit të biznesit dhe aq më shumë për të lehtësuar vështirësitë me të cilat përballet ekonomia nga goditja e rëndë e pandemisë COVID 19.
Kryetari i OEMVP-së u shpreh që, ky takim paraqet nder dhe kënaqësi. Vlerëson lart angazhimin dhe rolin e krijimit të politikave. Në këtë takim u diskutuan shumë shtylla të rëndësishme ekonomike dhe urgjente për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Nga ana tjetër ministri z.Kreshnik Bekteshi u shpreh që ishte kënaqësi që një ndër takimet e para të mandatit të ri e realizon me OEMVP-në dhe e vlerëson bashkëpunimin e ndërsjelltë të ngushtë dhe transparent dhe vlerëson se në atë frymë do vazhdohet dhe më tutje.
Oda udhëhiqet nga parimet bazë mbi të cilat do të ndërtohet mirëkuptimi i ndërsjellë mes Institucioneve shtetërore dhe komunitet të biznesit dhe njëkohësisht vlerëson lartë bashkëpunimin e ndërsjelltë.







