Home / Lajmet / Njoftime / Biznes Forumi i Dytë Ndërkombëtar në Ballkan

Biznes Forumi i Dytë Ndërkombëtar në Ballkan

  Klubi i Biznesit Izraelo-Maqedonas, i përkrhahur nga ekselenca e tij z. Josi Amrani, ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë dhe në Kroaci, në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, organizuan sot Biznes Forumin e Dytë Ndërkombëtar në Ballkan. 

  “BALLKANI – Rrugë alternative nga Izraeli deri në Evropë” ishte tema bartëse për të cilën u diskutua në Forumin e biznesit ndërkombëtar 2013 të sivjetshëm të Biznes Klubit Maqedono-Izraelit. 

   Në Forum u mbajtën edhe B2B takime, ku kompanitë kishin mundësinë të gjenerojnë takime të reja dhe partneritete. Ky Forum është i dizajnuar për kompanitë e këtyre sektorëve: Teknologji të Informatikës dhe komunikimit, Bujqësi dhe industria e përpunimit, Energjia e riparueshme/alternative, Medicinë dhe farmaci dhe të tjera

  Në këtë forum morrën pjesë kompanitë nga vendet: Maqedonia, Izraeli, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Turqia, Sllovakia, Suedia, Holandia, Ukraina e tjera