B2B ndërkombëtar i ndërmarrësisë së grave

Grupacioni i grave afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, në periudhën 21 – 23 Mars, 2016, në Prishtinë, do të merrë  pjesë në “B2B eventin ndërkombëtar i ndërmarrësisë së grave”, që organizon Prishtina Rea nga Prishtina.

Në event do të marrin pjesë Oda Ekonomike të Grave dhe Rrjete të Bizneseve nga Turqia, Italia, Franca dhe nga regjioni e vendet fqinje.

Objektiva kryesore e kësaj iniciative është vendosja e një rrjetëzimi bashkëpunues/kooperues në mës të bizneseve lokale të grave në Kosovë me bizneset e grave nga vende të ndryshme ndërkombëtare, shkëmbimi i praktikave më të mira biznesore/prodhuese, facilitimi i bashkëpunimeve biznesore, tregtare, investuese, të tregut dhe partneriteti në mes të Odave e Asociacioneve të bizneseve të  grave.

Vendosja e rrjetit bashkëpunues planifikohet të ndërmerret nëpërmjet ngjarjeve Busines to Business (B2B) dhe takimeve biznesore dhe shkëmbimit të përvojave, rrjetëzimit, eksplorimi i mundësive për transfer të dijes dhe teknologjisë informative për kontakt.  Si rrjedhojë e këtij aktiviteti pritet rritja e mundesisë për vende të reja pune dhe gjenerim të hyrash, që do të krijoheshin përmes një pozicionimi të përmirësuar në treg të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë agrobizneset dhe fermerët etj.

Kjo iniciativë është ndërmarrë bashkërisht nga Prishtina REA në partneritet me Odën e Tregtisë dhe Industrisë dhe Abigem nga Kocaeli (Turqi), Fabbrica Cultura Association nga Ancona (Italy), Oda e Tregtisë e Industrisë Paris (Francë), Asociacionet e Odat e Bizneseve të grave nga Maqedonia, Sërbia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Comments are closed.