Prezantim i projektit para OJQ-ve nga Gostivari

09 Mars 2016 – Sot në qytetin e Gostivarit, në hapësirat e Hotel Ignatia,  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me Fondacionin ALBIZ (Dauti) promovoi projektin “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në takimin fillimisht u prezantuan organizatat bartëse të projektit e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon të arrijë ky projekt, si dhe aktivitetet e parashikuara për të mundësuar këtë. Në vijim u hap një diskutim rreth përvojave të deritanishme të bashkëpunimit të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.

Pjesëmarrësit  shprehën se OJQ-të në Gostivar kanë mbetur nën mëshirën e askujt dhe se tek sektori i biznesit ekzistojnë stereotipe sa i përket aspektit të donacioneve dhe sponzorimeve, prandaj ky projekt është më se i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen aktuale të OJQ-ve në Gostivar, si dhe të fitohet besimi tek sektori i biznesit.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

Në kuadër të projektit do të themelohet platforma joformale e OJQ-ve vendore, në bashkëpunim me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre për të siguruar fonde shtesë për përkrahjen e nevojave të grupeve qëllimore (me fokus të OJQ – ve që punojnë me grupe të margjinalizuara).

Do të punohet në rritjen e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të OJQ – ve për mbledhjen e  fondeve dhe përmirësimin e avokimit dhe lobimit për të mundësuar mjedis për sektorin publik dhe privat. Si dhe do të krijohen mundësi për mbledhjen e fondeve nga biznesi dhe sektorë të tjerë duke ofruar zgjidhje praktike për OJQ-të vendore në përvetësimin e fondeve duke miratuar parimet e sektorit të biznesit dhe bashkëpunimit aktiv me subjekte të tjera.

Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj.

20160309_112510

20160309_111146

20160309_111137

Comments are closed.