Anëtari i OEMVP-së Vezë Sharri, përfaqësues dhe importues i Mueller Milch

Kompania anëtare e OEMVP-së Vezë Sharri, së bashku me partnerët e saj, është bërë përfaqësues ekskluziv dhe importues i produkteve të qumështit të markës gjermane Mueller Milch (https://www.muellermilch.de/). Për herë të parë, produktet e kësaj marke të famshme në industrinë e qumështit do të gjenden në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë.

“Jemi duke e vazhduar dhe thelluar me sukses bashkëpunimin me miqtë tanë gjermanë. Për herë të parë, produktet e markës Mueller Milch do të jenë në dispozicion të qytetarëve tanë. Me këtë edhe një herë dëshmojmë se Vezë Sharri është një kompani që ofron cilësi dhe vepron në përputhje me standardet evropiane, për atë shkak jemi importuesit ekskluziv të produkteve të kësaj marke “, tha Bekim Ilazi, drejtori i marketingut të kësaj kompanie.

 

Comments are closed.