Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari i OEMVP-së në hapjen e fabrikës MAYA

Kryetari i OEMVP-së në hapjen e fabrikës MAYA

19 Shtator 2016 – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha bashkë me disa kompani anëtare, sot morrën pjesë në hapjen solemne të fabrikës së re për mbushje dhe paketim të ujit “MAYA” në fshatin Gari, Dibër.

Kjo fabrikë është një investim prej 14 milion eurosh, e realizar si rezultat i marrëveshjes në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe kompanisë kroate Mali Loshinj, e cila ka koncensionet për ujërat mineral nëntokësorë në këtë fshat.