Niset ndihma e parë nga bizneset e OEMVP-së për në Republikën e Shqipërisë
Nëpërmjet apelit që e bëri dje Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bashkëpunim me Fondacionin Albiz, lidhur me tragjedinë e cila ndodhi në Republikën e Shqipërisë, u mobilizuan shumë kompani anëtare të OEMVP-së, si dhe biznese tjera, me qëllim që të ndihmohet në tejkalimin e kësaj situate. Prej dje janë vendosur tre pika grumbulluese, në të cilat donacionet e shumta nuk kanë të ndalur.
Sot kah Republika e Shqipërisë u nis edhe ndihma e parë, ku u arrit të mblidhen 20 ton produkte ushqimore të nevojshme, 2 ton produkte higjienike, batanije, tenda si dhe pompa për ujë dhe gjeneratorë, në vlerë prej mbi 100.000 euro.
Me këtë dëshmohet që kompanitë gjithmonë shprehen të gatshme për të ndihmuar, rrisin mirëqenien dhe përgjegjësinë shoqërore. Urojmë që apeli i dhënë nga ana e OEMVP-së të arrin tek shumë e më shumë kompani-biznese të cilat operojnë në vend.