31 Mars 2016 – Në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi prezantim mbi veprimtarinë dhe misionin e saj përpara studentëve të këtij universiteti.
Qëllimi i këtij prezantimi ishte njoftimi i studentëve me konceptin e odave ekonomike në përgjithësi, si institucione që përfaqësojnë zërin e përbashkët të bizneseve anëtare përpara organeve relevante qeveritare apo civile.
Fokusi kryesor u përqëndrua te Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ashtu që studentët patën rastin të marrin informata të dorës së parë për qëllimet strategjike të Odës, grupet e saja qëllimore, strukturën organizative, përbërjen e antarësisë në bazë të industrisë/sektorit, përfitimet nga antarësia, shërbimet që ofron për antarët dhe antarët potencial nga rajoni gjeografik që mbulon, si dhe projektet e aktivitetet që janë implementuar deri më tani e që planifikohen të zbatohen edhe në të ardhmen.
Prezantimi në fjalë nxiti interaktivitet konstruktiv në mes të pranishmëve dhe prezantuesve përmes pyetjeve dhe komenteve të ndryshme.






