Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP para studentëve në UEJL

OEMVP para studentëve në UEJL

12946812_1098451246872680_358399216_o531 Mars 2016 – Në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi prezantim mbi veprimtarinë dhe misionin e saj përpara studentëve të këtij universiteti.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte njoftimi i studentëve me konceptin e odave ekonomike në përgjithësi, si institucione që përfaqësojnë zërin e përbashkët të bizneseve anëtare përpara organeve relevante qeveritare apo civile.

Fokusi kryesor u përqëndrua te Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ashtu që studentët patën rastin të marrin informata të dorës së parë për qëllimet strategjike të Odës, grupet e saja qëllimore, strukturën organizative, përbërjen e antarësisë në bazë të industrisë/sektorit, përfitimet nga antarësia, shërbimet që ofron për antarët dhe antarët potencial nga rajoni gjeografik që mbulon, si dhe projektet e aktivitetet që janë implementuar deri më tani e që planifikohen të zbatohen edhe në të ardhmen.

Prezantimi në fjalë nxiti interaktivitet konstruktiv në mes të pranishmëve dhe prezantuesve përmes pyetjeve dhe komenteve të ndryshme.

12914720_1098450990206039_665026603_o

12904003_1098451766872628_212821992_o

12910904_1098450926872712_1472324540_n12910721_1098451056872699_2111752504_n