Home / Lajmet / Njoftime / Forum i biznesit dhe investimeve Maqedoni-Shqipëri

Forum i biznesit dhe investimeve Maqedoni-Shqipëri

  Agjencioni për investimet e huaja dhe promovimin e eksportit në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Agjencionin për përkrahje dhe promovim të turizmit në Republikën e Maqedonisë, si dhe me përkrahjen e ambasadorit të RM në Shqipëri organizuan “Forumin e biznesit dhe investimeve Maqedoni-Shqipëri”, i cili u mbajt në Tiranë më datë 22 Maj 2013.

  Qëllimi i këtij forumi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes kompanive prodhuese ushqimore nga Republika e Maqedonië me kompanitë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat janë të interesuara për blerjen e prodhimeve nga vendi jonë.

   Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dha edhe deklaratë për televizionin Vizion Plus, ku theksoi mundësitë për investime në vend dhe potencialet e eksportit të Maqedonisë. 

  Në prezantimin e tij, drejtori Fida detajisht i prezantoi sektorët në të cilat ekzistojnë mundësi dhe kushte të shkëlqyera për investime në vend, por edhe potencialet e mëdha eksportuese të Maqedonisë.
  Në forum fjalim pati edhe ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Vele Tërpevski, drejtori i agjencisë për përkrahje dhe promovim të turizmit në Maqedoni, Jordan Trajkov si dhe ministri i Ekonomisë së Shqipërisë Florjon Mima dhe drejtoresha e agjencisë për zhvillim dhe investime të Shqipërisë, Eneida Guria.