Home / Lajmet / Njoftime / U prezantua projekti për menaxhim në industri në Maqedoni

U prezantua projekti për menaxhim në industri në Maqedoni

  Në organizim të Asociacionit Energjetik të Maqedonisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe USAID Maqedoni, më 04 prill 2013, në Shkup, u organizua prezantimi i “Projektit për menaxhim në industrinë në Maqedoni” të USAID. Projektin para kompanive të pranishme e prezantoi Dragan Bllazhev, drejtor i projektit të USAID për menaxhim në industri.

  Projekti u iniciua nga nevoja për përmirësimin e efikasitetit energjetik në prodhim, si dhe përcaktimet  strategjike për rritjen e kursimeve energjetike në shtet.

Me direktivin 2012/27/EU për efikasitet energjetik, të vendosur nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, si dhe Standardi MKC ENISO 50001:2011 i aprovuar nga Instituti për standardizim  i Republikës së Maqedonisë, parashikohet që shpenzimet e energjise primare në vitin 2020 të jenë 20% më të vogla në krahasim me vitin 2007, me qëllim që të shpejtojnë dhe nxitin tempon e kursimit në vendet anëtare të Unionit Europian dhe shtetet fqinje.

  Për këtë qëllim USAID Maqedoni filloi me realizimin e Projektit për menaxhim në industri në Maqedoni në periudhën prej 2013-2015.

  Projekti ka për qëllim të ndihmojë kompanitë nga Maqedonija, përmes kursimit të shpenzimeve për energji, si pjesë e harxhimeve të përgjithshme të prodhimit, dhe në periudhë më afatgjatë të zvogëlojë emetimin e gazrave.