Biznes Forumi dhe B2B takime me kompanitë nga Turqia
Të pranishmit i përshëndeti dhe ju uroj mirëseardhje dhe shpresë për bashkëpunim në sferën afariste kryetari i OEMVP-së z-ri.Menderes Kuçi i cili tha: “Duke pasur parasysh gjithmone nevojen e bizneseve tona te cilat jane te vogla per rajonin, aq me teper kur kemi parasysh synimin per konkurimin ne tregun global, sigurisht se nje partner si Turqia e cila diti vet t’i shperthej shtigjet per depertim fillimisht ne Europe e pastaj ne gjthe boten duke qene edhe si shembull I zhvillimit ekonomik te vendit te saj nga keta pervoja ku ato fituan duam te fitojme edhe ne”.
Më pas kryetari i Tradeturk dhe Trader Ahmet Shener shprehet: “E para eshte qe t’i prezantojme bizneset e Turqise ne Maqedoni dhe pika e dyte eshte qe te nderlidhim biznese mes Maqedonise dhe Turqise qoft fabrika apo dicka tjeter. Ate qe mund te them eshte se ne punojme me hapa te ngadalte, te sigurt dhe kemi plane fikse ne koken tone per investime ne te gjitha zonat e vecanerisht ne zonen e lire ekonomike te Tetoves”.
Prezentim para afaristëve pati z-nja.Shenol Tyrkjellmaz atashe ekonomik në Ambasadën e Turqisë në Shkup.
“Eshte me rendesi se ne kete simpozium marrin pjese me se 50 kompani turke ku do te kene mundesi te bashkpunimit te gjithe njerezit qe kane per qellim zhvillimin ekonomik, por eshte tregetia mes shteteve si Maqedonise, Turqise, Serbise, Luginmes se Presheves dhe Shqiperise”, shprehet kryetari i komunes se Bujanocit, Nagip Arifi.
Këtë eveniment e pasuroi edhe një moment i rëndësishëm si për jetën shoqërore ashtu edhe për botën e biznesit, pra nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes OEMVP-së dhe Komunës së Bujanocit.
Me praninë e tyre na nderuan edhe afaristët nga Kosova të udhëhequr nga z-ri.Albert Maloku, nënkryetarë i AKB-së i cili para afaristëve theksoi:“Qellimi eshte t’i tregojme bizneseve nderkombetare qe nuk jemi vetem dy milion, keshtu qe kur bashkohemi gjithe shqiptaret kudo qe jane bejme me shume se 10 milion banore, andaj edhe investitoret e huaj, qe jane padyshim te mrekullueshem, te investoje ne vendet tona”.
Comments are closed.