Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP uron Ambasadën e SHBA-ve me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

OEMVP uron Ambasadën e SHBA-ve me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

OEMVP uron Ambasadën e SHBA-ve me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

oemvp_logo_602570315_150487064 (1)

“Ekselenca Juaj,

Në emër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ua përcjell urimet e mia të përzemërta me rastin e Ditës Kombëtare të shtetit Tuaj. 

Gjithashtu do të kisha dashur që përmes Jush, t’ia dërgoj Ekselencës së Tij, z. Barack Obama, Kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përurimet tona për lumturi dhe prosperitet. 

Me këtë rast, do të doja ta falënderoja Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëherë për kontributin kuptimplotë për kohezionin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke bërë të mundur për bizneset lokale që të luajnë një rol efektiv dhe gjithnjë e më të rëndësishëm në kontribuimin për zhvillimin ekonomik në vend. 

I bindur në mbështetjen e vazhdueshme dhe konstante në arritjen e misionit i cili mu besua mua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, mund ta siguroj shtetin Tuaj për disponueshmërinë time të plotë, si dhe të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për arritjen e harmonizuar të qëllimeve dhe të përpjekjeve tona të përbashkëta – arritja e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë në vend. 

Ju lutemi, Ekselenca Juaj, pranoni shprehjen e nderimeve më të larta.

Sinqerisht,

Menderes Kuçi

Kryetar

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore”