Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Panairi Gratë sipërmarrëse në Dubrovnik

Panairi Gratë sipërmarrëse në Dubrovnik

Në kuadër  të projektit tre-vjeçar, Gratë Sipërmarrëse : motori i krijimit të vendeve të punës në Evropën Juglindore “, të udhëhequr nga GTF( Gender Task Force ), dhe të financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim  SIDA , për të promovuar praktikat më të mira të grave sipërmarrëse  në përputhshmëri me ligjet evropiane për ndërmarrje të vogla dhe krijimi i organizatave nacionale dhe ndërkombëtare dhe shoqatave të  grave sipërmarrëse.

Me datë 04 prill 2014 në Dubrovnik u organizua një eveniment me rëndësi të madhe për balancimin e strukturave gjinore në biznes si një nga mënyrat kryesore për të zgjidhur problemet sociale dhe ekonomike në nivel kombëtar dhe rajonal.

Pra bëhet  fjalë për panairin e parë të grave sipërmarrëse  në Evropën Juglindore të organizuar nga GTF Gender Task Force , pjesë e Asamblesë Botërore të Shoqatës Ndërkombëtare të Grave të Biznesit FCEM, në bashkëpunim me komunën Dubrovnik Neretvës  dhe  shoqatës së  grave të biznesit.

Në panairi marrën  pjesë më shumë se 200 pjesëmarrëse, duke përfshirë gra sipërmarrëse, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe dhomave të tregtisë, gra nga 9 vendet e përfshira në këtë projekt (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Serbia, Turqia dhe Bullgaria).

Panairi u hap nga zyrtarë shtetërorë nga vendet në rajon si zëvendës ministri i i Sipërmarrsisë   Kroacisë Drazhen Pross, Brunilda Paskali– zëvendës ministre për zhvillim ekonomik, tregtar dhe ndërmarrësisë  Shqipërisë dhe Mary Ann Chipetikj Rukavina-Drejtore rajonale e  Qendrës  për Barazi Gjinore.