Në Panairin e Shkupit filloi edicioni jubilar i 40-të i Panairit ndërkombëtar për mobilje me rreth 180 kompanive vendore dhe të huaja, 430 përfaqësuesve të brendeve, të cilët produktet e tyre i prezentojnë në gjashtë sallat e panairit si dhe në tri salla ndihmëse. Nga Panairi i Shkupit theksojnë se për 20 për qind është rritur numri i prodhuesve vendorë dhe se ky është panair me numër rekord të pjesëmarrësve dhe numër rekord të vizitorëve. Krahas nga Maqedonia, marrin pjesë kompani nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Turqia.
OEMVP vizitoi panairin me përfaqësuesit e saj, si dhe ekspozitën e quajtur “Shkëlqimi” – Living smart on a Swedish way, të autores së njohur suedeze me prejardhje serbe, Aleksandra Stratimiroviq.
Në këtë panair si kompani vendore morrën pjesë edhe kompanitë anëtare të OEMVP-së si: Molika, Metaleks, Inter Fantasy, Keti Teks, Sahem Hromos, Inter Mobel e tjera.


