Më datë 10 Shkurt 2014, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi mbledhjen e I-rë të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës. Si pika të rendit të ditës ishin:Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së fundit të mbajtur më datë 05 Dhjetor 2013;Shqyrtimi i datës së mundshme për mbajtjen e Kuvendit të OEMVP-së dhe Shqyrtimi i propozim planit vjetor për vitin 2014.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u prezantua edhe projekti “Mbrojtja e markës të produkteve në zonën ndërkufitare” i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe i njëjti implementohet në bashkëpunim me Zyrën shtetërore për pronësi industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorinë e përgjithshme për patentim dhe marka në Republikën e Shqipërisë.
Në fund të takimit, u diskutua edhe për probleme të ndryshme, në të cilat hasin kompanitë gjatë punës së tyre.



