ProCredit Banka sërish e vërtetoi rejtingun e mirë të kredisë

  Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut “Fitch Ratings” në vitin 2014, sërish e vërtetoi rejtingun e kredisë prej “BB+” të ProCredit Bankës Maqedoni dhe e rriti vlerësimin për aftësi individuale kredituese të Bankës prej “b” në “b+”.

  Rritja e vlerësimit për këtë vit i atribuohet cilësisë së mirë të aktivës dhe nivelit të ulët të pjesëmarrjes së kredive në vonesë mbi 90 ditë, që nga vitit 2010 mbahet në masën 2% deri në 3% dhe në vazhdimësi është nën mesataren e sektorit bankar.

  Rejtingu afatgjatë i ProCredit Bankës është rezultat i rezultateve pozitive të Bankës mes të cilave: cilësia e portfolios kredituese dhe shkalla relativisht e ulët e kredive në vonesë krahasuar me nivelin sektorit bankar.

  Rejtingu afatgjatë i ProCredit Bankës është rezultat i rezultateve pozitive të Bankës mes të cilave: cilësia e portfolios kredituese dhe shkalla relativisht e ulët e kredive në vonesë krahasuar me nivelin e sektorit bankar, përshtatshmërinë solide të kapitalit, shkallën e lartë të likuiditetit dhe diversifikimin e bazës së depozitave, si edhe përkrahjen nga aksionarët, para së gjithash ProCredit Holdingu – pronari dominues i ProCredit Maqedoni, me seli në Frankfurt Gjermani.

  Nga viti 2005, agjencia Fitch Ratings rregullisht e vlerëson rejtingun e kredisë të Bankës, duke e mbajtur notën “BB+”, i cili është rejtingu më i lartë e kredisë që mund ta fitojnë institucioni financiar në Maqedoni.

 

………………………………………………………………….. 

  “Fitch Ratings” është agjenci globale e rejtingut, njëra nga tre agjencitë e mëdha të rejtingut të cilat zbatojnë nota të pavarura të rejtingut të kredisë sipas standardeve të krahasueshme ndërkombëtare. Rejtingu i kredisë paraqet masë ndërkombëtare të unifikuar që jep vlerësim të përgjithshëm të sigurisë dhe stabilitetit të institucionit financiar në mjedisin e dhënë makroekonomik.