Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Formimi i Asociacionit Danez të biznismenëve nga Maqedonia

Formimi i Asociacionit Danez të biznismenëve nga Maqedonia

  Më 12 Nëntor 2012, në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Kopenhagë, u mbajt Këshilli inicijativ i Asociacionit të biznismenëve nga Maqedonia në Danimarkë.

  Asociacioni, ku iniciatorë është amabsadori Asaf Ademi, është nxitje për bashkim formal të biznismenëve nga Maqedonia dhe institucionalizimi i saj para qeverisë Daneze. Inicijativa ka për qëllim  forcimin e lidhjeve në mes bizneseve në Maqedoni dhe Danimarkë, këmbim informacionesh dhe përvojash, intensifikimi i këmbimit tregtar në mes dy vendeve si dhe plasimit të kapitalit danez në Maqedoni. Ambasada do t’u mundësojë anëtarëve të Asociacionit që të kenë qasje deri te informatat relevante dhe kontaktet në Republikën e Maqedonisë si dhe lehtësimin e procesit të investimeve daneze në Maqedoni.

  Këshilli Inicijativ, i cili numron 20 kompani të suksesshme daneze nga Maqedonia, së shpejti do të organizojë edhe Kuvendin e Asociacionit, në të cilën do të jenë të ftuar rrethi më i gjerë i biznismenëve nga Maqedonia të cilët punojnë në Danimarkë.