Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Realizohet takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të RMV. “Safe City” në fokus, OEMVP dorëzon kërkesa për mbrojtjen e aktivitetit afarist

Realizohet takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të RMV. “Safe City” në fokus, OEMVP dorëzon kërkesa për mbrojtjen e aktivitetit afarist

Realizohet takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të RMV. “Safe City” në fokus, OEMVP dorëzon kërkesa për mbrojtjen e aktivitetit afarist

Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvilloi takim pune me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Pançe Toshkovski, ku u diskutua implementimi i sistemit “Safe City” dhe ndikimi i tij në ekonomi dhe aktivitetin afarist.

OEMVP, dorëzoi kërkesa dhe sugjerime konkrete lidhur me përmirësimin e sistemit, veçanërisht sa i përket punës dhe aktivitetit afarist të automjeteve të kompanive në komunikacion. Ministri Toshkovski u shpreh se këto propozime do të shqyrtohen me seriozitet dhe se do të gjenden zgjidhje për eliminimin e çdo paqartësie që mund të paraqitet gjatë zbatimit të sistemit.

OEMVP riafirmoi mbështetjen e saj për Ministrinë e Punëve të Brendshme në punën e saj, veçanërisht në ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, si dhe në respektimin e ligjeve, duke i konsideruar këto si parakushte thelbësore për krijimin e një klime të qëndrueshme për të bërë biznes dhe për mirëqenie shoqërore.