Kemi ligje dhe strategji për zhvillimin e barabartë rajonal, mirëpo praktika po tregon se ato nuk po funksionojnë siç duhet dhe nuk ndahen 100 milionë euro e parapara për këtë qëllim.
“Në këtë aspekt është problematike se nuk po zbatohet Ligji për zhvillim të barabartë rajonal dhe nuk po ndahen 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Maksimumi janë ndarë 9 milionë euro që nuk është as 10 për qind e shumës së përcaktuar si obligim ligjor. Problem tjetër është edhe mungesa e Regjistrimit të popullatës që do të verifikojë të dhënat e popullatës në aspektin demografik, dhe do të shërbejë për definimin e strategjisë ekonomike dhe zhvillimit e shtetit”-shprehet z.Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
Deklaratën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.koha.mk/ngec-zhvillimi-rajonal-strategjia-ne-leter-per-zhvillimin-e-barabarte/






