Vizitë nga NUSAYBIN – Turqi

elegacion nda Oda Ekonomike e Tregtisë dhe Industrisë – NUSAYBIN, Turqi, në krye me Kryetarin Mahsum Özmen, u mirëprit nga Kryetari i OEMVP Nebi Hoxha dhe nga disa anëtarë të Këshillit Drejtues.

Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e një bashkëpunimi mes dy odave si dhe mundësi për njohjen e kompanive anëtare të OEMVP dhe ato të NUSAYBIN. Theksi i bashkëpunimit u vendos në sektorin e ndërtimarisë, ushqimit, eksportit-importit, transportit dhe logjistikës, tekstilit, mobiljeve dhe të tjera.
OEMVP vazhdon të jetë e hapur për çfarëdo lloj bashkëpunimi i cili mund të jetë i frytshëm për kompanitë tona anëtare dhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.