Nga data 15 Nëntor 2012 deri më datë 17 Nëntor 2012 në Maqedoni do të qëndrojë biznes delegacion nga Danimarka. Me këtë rast, më datë 16 Nëntor 2012 do të organizohen B2B takime në mes kompanive nga Maqedonia dhe Danimarka.
Biznes delegacioni do të jetë i përfaqësuar me rreth 40 kompani daneze, të cilat janë edhe anëtare të Odës Ekonomike Turko-Daneze DATIFED (www.datifed.dk), dhe të cilat kanë shfaqur interes për takime dhe bashkëpunim me kompanitë tona.
Për të gjitha kompanitë e interesuara, mund të kontaktojnë në fatima.vela@oemvp.org për listën e kompanive nga Danimarka dhe për çdo informatë tjetër plotësuese.


