Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Ndarja e çmimeve për praktikat përgjegjëse shoqërore

Ndarja e çmimeve për praktikat përgjegjëse shoqërore

           Projekti është bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian, ndërsa i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, në partneritet me Fondacionin zhvillues të Maqedonisë për ndërmarrjet, Unioni i Odave ekonomike të Maqedonisë dhe Shoqata “Konekt”. Qëllimi është promovimi i praktikave pozitive të veprimtarisë përgjegjëse shoqërore, si dhe përparimi i përgjegjësisë shoqërore te ndërmarrjet në Republikën e Maqedonisë.

         Shpërblimet i ndau ministri i ekonomisë z.Valon Saraçini, i cili edhe bëri hapjen solemne të manifestimit, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ekselenca e Tij, z. Aivo Orav.

        Fituesit për këtë vit të shpërblimeve për ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore janë: “EVN”, “Birraria”, “Renova”, “American College”,  “Usje”, “Makedonija lek”, “Industria Feni”, “Donia”, “ELEM”, “Makprogres”, “Princess Group”, të ndara në dy grupe, kompani të mëdha dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

            Çmimet u ndanë në pesë kategori: Marrëdhëniet me të punësuarit, etika në menaxhim, mjedisi jetësorë, marrëdhëniet në treg dhe investimi në komunitet. Në kategorinë e pestë për investim në komunitet çmim morri kompanija “Renova” nga Xhepçishti, Tetovë.

            Konkursi për çmimet e këtij viti për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve u zhvillua nga 11 gushti deri më 28 shtator. Për këto çmime aplikuan 36 ndërmarrje, 13 nga të cilat të vogla dhe 23 kompani të mëdha, me një total prej 59 projekteve.

            Për herë të parë këtë vit, çmime për kontribut të posaçëm, qasje dhe përkrahje  fituan edhe disa mediume që kishin aplikuar, si: “Alsat-M”,  “TV Alfa”, “TV Sitel”, Radio e Maqedonisë dhe të përditshmet  “Kapital” dhe “Dnevnik”.


2