Panairi “Javët e biznesit Kombëtar” u mbajt në shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, më pas do të vazhdoj në qytetet e ndryshme dhe në fund do të mbyllet më 28 nëntor në qytetin e Vlorës në Shqipëri, aty ku edhe u shpall pavarësia e Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë panair ishin kryetari i Komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi, kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa, z.Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, z.Izet Mexhiti kryetar i Komunës së Çairit dhe z.Menderes Kuçi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, si dhe përfaqësues të lartë të pushtetit lokal.
Ky panair u organizua nën përkujdesin e pushtetit lokal të Bujanocit me z.Nagip Arifin dhe të Preshevës me z.Ragmi Mustafa, nën mbështetjen e Agjencionit për zhvillim të komunës së Preshevës dhe Bujanocit.
Në hapjen solemne të panairit ‘’Javët e biznesit kombëtar’’, para të pranishmëve morri fjalën Kryetari i Komunës z.Nagip Arifi, i cili tha se kjo ditë është një festë e madhe mbarëkombëtare dhe ne sot po festojmë 100 vjetorin e pavarësisë dhe luti gjithë subjektet politike të trojeve shqiptare të kenë vetëm një synim dhe ky është zhvillimi ekonomik.
Pas kryetarit Arifi morrën fjalën edhe z.Agim Shahini kryetar i AKB-së, z.Izet Mexhiti kryetar i Komunës së Çairit, z.Menderes Kuçi nga Oda ekomomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe në fund Kryetari komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa, i cili falemendëroi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe tha se kjo është një arritje e madhe për vendin tonë dhe të kosumojmë produktet vendore.
Në fjalimin e tij kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi theksoi se vetëm me një ekonomi të bashkuar do të mund të integrohemi në Evropë.
Në “Javët e biznesit Kombëtarë” prezent ishin firma nga komuna e Bujanocit si: Agro Adria, Blini Eureka, Profil ing, Star, si dhe kompani nga Presheva, Kosova, Maqedonia dhe Ulqini.
Organizatorët e këtij panairi me këtë rast kishin organizuar një koktel rasti, dhe në fund konferencë për media.



