Ulja e karburanteve nuk do reflektohet në çmimin e produkteve dhe shërbimeve
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Fatmir Bytyqi shprehet për çështjen e uljes së çmimit të karburanteve, duke nënvizuar që qytetarët nuk duhet të presin çmime më të ulta të produkteve finale dhe shërbimeve, të paktën jo ndonjë ulje të madhe, pasi që në këto raste, gjegjësisht në këtë kohë krize, me ulje të këtilla të derivateve, biznesi kompenson humbjet paraprake gjatë aktivitetit të tyre!