OEMVP organizon takim pune me Kryeministrin z. Zoran Zaev

05.04.2019 – Sot, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi takim pune me Kryetarin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Ljupço Nikollovski, ministrin për arsim dhe shkencë, Arbër Ademi. Nga ana e OEMVP-së ishin të pranishëm kryetari, Nebi Hoxha, anëtarë të këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës të odës dhe disa kompani anëtare.

Në këtë takim u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit, për masat e qeverisë dhe politikat për mbështetje të biznesit, për mundësite e investimeve të cilat i ofron vendi ynë, dhe poashtu u fol edhe për problemet aktuale të cilat i adresojnë kompanitë gjatë kryerjes së veprimtarisë të subjekteve afariste dhe për mënyrën e zgjidhjes së tyre.

Prioriteti kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është zhvillimi i ekonomisë së vendit tonë dhe takimet e këtij lloji e vërtetojnë partneritetin dhe dialogun e ndërtuar me komunitetin e biznesit, që është i rëndësishëm në këtë proces të krijimit të besimit dhe bashkëpunimit që të mundësohet rritje ekonomike në shtet nga i cili do të përfitojnë të gjithë.

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij dha një përshkrim për ambientin ekonomik në vend edhe perspektivat e reja sëbashku me mundësitë e investimit të cilat hapen para kompanive me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, por edhe nëpërmjet masave për mbështetje nga politikat ekonomike të cilat mbështesin ndjeshëm rritjen dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendase.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha tha se dialogu publiko-privat i krijuar me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për përmirësimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta që do të jenë në interes të kompanive dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Të gjithë përfaqësuesit nga OEMVP e kishin mundësinë të parashtrojnë pyetje për tema të cilat janë në interes të komunitetit të biznesit dhe për tejkalimin e disa situatave.  Brenda këtij takimi pune janë konfirmuar angazhimet e të dyja palëve për mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim, e cila do të jetë në funksion të intensifikimit të rritjes ekonomike të vendit si një objektiv i rëndësishëm për rritjen e sektorit privat dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

 

 

SPONZORËT