OEMVP nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë
Sot, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Ministria e Ekonomisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi është thellimi i marrëdhënieve të ndërsjella në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Odës, shkëmbimi i informatave në kohë dhe zgjidhja më e shpejtë e problemeve me të cilat përballet sektori i biznesit.
Kryetari i OEMVP-së u shpreh: se e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe me anë të këtij memorandumi Oda do të caktojë person përgjegjës i cili do përfaqësojë Odën dhe duke qenë në rrjedha me ndryshimet dhe problemet e sektorit të biznesit do të gjenden zgjidhjet.
Nga ana tjetër, z.Kreshnik Bekteshi u shpreh: se Oda dhe Ministria e Ekonomisë kanë pasur gjithmonë një bashkëpunim, mirëpo me anë të këtij memorandum ai dokumentohet. Ministri beson se me kapacitetet dhe analizat që ka Oda ky bashkëpunim do të ju ndihmojë tutje.
Momentalisht jemi duke kaluar në një periudhë të vështirë, ku përballemi me krizë ekonomike dhe shëndetësore, sektori i biznesit është duke vuajtur pasojat dhe OEMVP beson që me anë të këtij memorandumi do të arrijmë të zbusim sadopak këtë humbje dhe maksimalisht të punojmë për masa afatgjate me anë të të cilave sektori i biznesit do ta tejkalojë këtë sfidë dhe njëkohësisht sfida të tjera me të cilat përballet duke adresuar në çdo kohë kërkesat e sektorit të biznesit tek institucionet përkatëse.