Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Tryezë e rrumbullakët me temë: “Raporti i progresit të KE 2012 – progresi ekonomik dhe politik i Maqedonisë”

Tryezë e rrumbullakët me temë: “Raporti i progresit të KE 2012 – progresi ekonomik dhe politik i Maqedonisë”

  Më datë 30 Tetor 2012 u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temë: “Raporti i progresit të KE 2012 – progresi ekonomik dhe politik i Maqedonisë” në hotelin Aleksandar Palace – Shkup.

  Panelist në këtë tryezë ishin: z-nja.Teuta Arifi – Zv.Kryeministër për Eurointegrime, z.Vladimir Peshevski Zv.Kryeministër i obliguar për Çështje Evropiane, z.Aivo Orav, z.Menderes Kuçi – Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z.Mitko Aleksov – Drejtor Ekzekutiv i Unionit të Odave dhe z-nja.Lubica Nuri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

  Raporti i KE-së për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë është më pozitivi deri më tani, te kapitujt e ekonomisë është konstatuar përparim, diku më pakë e diku më shumë, por në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur – tha z.Vlladimir Peshevski, Zv.Kryeministër i obliguar për Çështje Evropiane.

   Përfaqësuesit e biznesit vlerësojnë se rezultatet pozitive duhet të jenë reale edhe në praktikë, ngase edhe pse rregullisht marrim vlerësime pozitive nga KE, realisht punët nuk janë ashtu si në letër – tha z. Menderes Kuçi, kryetari i OEMVP-së.

 


 

 


2