Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën maqedonase për mbrojtje gjatë punës (MZZPR)
Më datë 25 Tetor 2012 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën maqedonase për mbrojtje gjatë punës (MZZPR).
Memorandumi është nënshkruar në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni, Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Qendrës për jorrezik dhe shëndet në punë nga Pllovdiv, Bullgari.
Në këtë eveniment, fjalim patën z. Milan Petkovski – kryetari i Shoqatës maqedonase për mbrojtje gjatë punës (MZZPR), z. Spiro Ristovski – Ministër i punës dhe politikës sociale, znj. Boglarka Bola – Agjencioni Evropian për siguri dhe shëndet gjatë punës (EU OSHA) nga Billbao, Spanja.
Comments are closed.