Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në bashkëpunim me Adonis Group dhe Tujap Fers, ju ftojnë të vizitoni panairin e 6-të tradicional ndërkombëtar për ushqim dhe pije FOODIST, panairin e 2-të për rregullimin e hoteleve dhe restoranteve HORECA ISTANBUL 2012, panairin e 3-të PRIVATE LABEL PRODUCTS FAIR dhe panairin e 2-të për shitore dhe marketing sisteme MAMTECH ISTANBUL 2012.
Panairi do të vizitohet nga data 06.12.2012 deri data 08.12.2012
Në panair në pjesën e ushqimit dhe pijeve do të mund të shihen:
- Qumësht dhe prodhime të qumështit, djath, salep, krem, akullore;
- Mish, prodhime deti, vezë dhe peshk;
- Ftohje, ushqim i ngrirë, pemë dhe perime, ëmbëlsira;
- Miell, prodhime mielli, bukë, torte;
- Ëmbëlsira, çokollata, biskvitë, bonbona, taan allva;
- Grurë, oriz, naut, groshë, ullinj dhe vaj ulliri;
- Pije, ujë, lëngje nga pemët dhe perimet, nektar pemësh, pije me gaz, çaj, kafe, pemë të thata, ushqim i konzervuar, pire nga domatet, keçap, senf, majonez, sos, supa, çips;
- Mjaltë dhe prodhime të ngjashme, ushqim për foshnje, ushqim ekologjik natyral, ushqim organik, aditive për industrinë ushqimore dhe shumë prodhime të tjera.
Në pjesë për rregullimin e hoteleve dhe restoranteve do të mund të shihni:
- Material dhe pajisje për furra buke, frigoriferë, pajisje për ushqim të shpejtë, mini bare, pajisje për ëmbëltore dhe maqina për akull;
- Mobilje dhe tekstil për restorante dhe hotele, pajisje për sanitari, materiale dekoruese, TV sisteme, pajisje sportive;
- Pajisje për pastrim të thatë, ngrohje dhe ftohje, pajisje kundër zjarrit, kompani konsultative e tjerë.
Në pjesën e Private Label Products mund të shihen:
- Pastrim dhe detergjente, maqina për larjen e enëve, detergjentë të ngurtë dhe të lëngshëm, prodhime industriale për pastrim, higjienë personale dhe produkte për kozmetikë, prodhime për trupin dhe fytyrën, dezodoranse, prodhime higjienike për foshnjet, letër tualeti, material për paketim, letër, ambalazhe të plastikës, paketim qelqi, paketim metali.
Në pjesën për rregullimin e hoteleve dhe restoranteve do të shihni:
- Etiketa, sisteme për matje, parking sisteme, sisteme për ashensorë, dyer elektronike, pajisje për ndriçim, pajisje për ftohje, materiale për paketim e tjerë.
Panairin mund t’a vizitojnë jo më shumë se dy persona nga e njëjta kompani.
Adonis Group organizon transportin me autobus, vendosjen në hotele me 4 dhe 5 yje, dy natë me mëngjes, transfer nga hoteli deri në panair, si dhe hyrje në panair krejt me çmim prej 125 euro. Nëse udhëtohet me transport personal, atëherë paguhen vetëm harxhimet administrative prej 45 euro për person.
Lusim të gjithë të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre jo më vonë se 16.11.2012.
Për më tepër informata mund të vizitoni edhe web faqet zyrtare të panaireve www.foodistfair.com dhe www.horecaistanbul.com, ose kontaktoni në fatima.vela@oemvp.org



