AKADEMIKA
AKADEMIKA
Trajnim për organizatat joqeveritare nga Struga dhe Gostivari

Trajnim për organizatat joqeveritare nga Struga dhe Gostivari

SPOZORI GJENERAL

16 Nëntor 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz në kuadër të projektit Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit, projekt ky i financuar nga Unioni Evropian, dje dhe sot realizuan trajnimin dy ditorë cili u mbajt në hotel Radika në Mavrovë.

Ekspertët të cilët e udhëhoqën këtë trajnim diskutuan kryesisht mbi këto tema: mobilizimi i mjeteve nga biznes sektori, avokimi dhe lobimi i mjeteve si dhe komunikimi efektiv. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte që  20 OJQ-të prezente të përfitojnë aftësi nga këto fusha dhe si rezultat nga ky trajnim në të ardhmen të kenë më të lehtë procesin e mobilizimit të mjeteve për realizimin e projekteve të tyre si dhe të kenë komunikim efektiv për të përcjellë mesazhin deri tek sektori i biznesit e më pas edhe ndaj publikut më të gjerë dhe grupet qëllimore.

Sektori i biznesit dhe sektori joqeveritar kanë karakteristikat e tyre të veçanta  por edhe pikat të përbashkëta siç janë: vlerat, grupet qëllimore, shoqëria ku veprojnë, andaj edhe  ligjëruesit nëpërmjet punës në ekip dhe ushtrimeve të ndryshme shpjeguan se si  ne ti kultivojmë këto pika të përbashkëta.
Nevoja e OJQ-ve për të mobilizuar mjete nga sektori i biznesit është e paevitueshme, sepse në këtë mënyrë ata arrijnë deri tek diverzifikimi i burimeve të financimit, ulet rreziku dhe ngritet qëndrueshmëria e tyre.
OJQ-të duhet të kenë strategji sepse strategjia është qasja drejt realizimit të qëllimeve dhe të përcaktojnë se çfarë metoda do të përdorin për të implementuar strategjinë e tyre të komunikimit deri tek donatorët, krijuesit e politikave dhe publiku më i gjerë.

Trajnimi i njëjtë do të mbahet edhe në Tetovë në periudhën 30 Nëntor 2016 – 01 Dhjetor 2016 me përfaqësues të OJQ-ve nga qyteti i Shkupit.

photo-1

photo-2

photo-3

photo-4

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA