OEMVP mban mbledhjen e VII-të të Këshillit Drejtues

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë realizon punën duke u bazuar në pikat strategjike, misionin dhe vizionin për të përkrah dhe mbrojtur sektorin e biznesit.

Në këtë mbledhje u diskutuan çështjet operative të Odës, raportet përfundimtare për vitin 2020 dhe aktivitetet e Odës për vitin 2021.

OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale dhe punon vazhdimisht që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.