Si pjesë e programit Post Covid-19 për transformim të kompanive të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, i mbështetur nga Projekti i USAID për zhvillim të ekosistemit afarist, u mbajt sot trajnimi i fundit mbi “Negociatat në biznesi”. Në trajnim morrën pjesë kompanitë pjesë e programit, trajnuesi profesional z. Lulzim Adili dhe përfaqësues të OEMVP-së, të cilët u përfshinë në diskutimin me kompanitë.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit u njohën nga afër me proceset e negociatave. Ky është një aspekt nga i cili varet suksesi i gjithë biznesit. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme kur negocioni të jeni në gjendje të lidhni një marrëveshje që do t’i hapë hapësirë kompanisë për të punuar. Aftësia për të negociuar një kontratë më të favorshme është thelbësore për funksionimin e suksesshëm dhe rritjen e vazhdueshme të kompanisë. OEMVP do të jetë gjithnjë në dispozicion të kompanive, duke i ndihmuar gjithmonë ata të transformohen dhe të vazhdojnë me punët rrjedhëse të suksesshme të kompanive.







